4
Ky memorandum u nënshkrua nga komandanti i Regjimentit të Mjekësisë në FSK, kolonel Xhevdet Tahiraj dhe kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Kadri Bytyqi. Me këtë rast, i pranishëm ishte zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla.
Përmes kësaj marrëveshje, ndër tjerash parashihet bashkëpunimin në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, përkatësisht Regjimentit të Mjekësisë dhe Odës së Farmacistëve të Kosovës për përmirësimin e pozitës së farmacistëve në institucionet ushtarake dhe avancimin e shërbimeve farmaceutike në Ministrinë e Mbrojtjes dhe organeve vartëse të saj. Po ashtu, FSK do të fillojë përgatitjet për krijimin e kuadrove të reja të specializimeve të veçanta ushtarake të farmacistëve, të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre në kuadër të Forcës së Sigurisë të Kosovës.
Ndërsa, Oda e Farmacistëve të Kosovës do t’i ofrojë FSK-së të gjithë kuadrin e saj profesional në gatishmëri për çështjet nga fushëveprimi i farmacisë, me qëllim të sigurimit të shërbimit sa më cilësor për nevojat ushtarake të FSK-së.


