4
Në takim diskutuan rreth situatës së sigurisë në Kosovë, bashkëpunimin me kontingjentin turk të KFOR-it, si dhe ezauruan mundësitë për trajnime e ushtrime të përbashkëta ndërmjet forcave të të dyja shteteve. Ndër të tjerash, u diskutua dhe për zhvillimin e FSK-së, nevojat për ngritjen e kapaciteteve ushtarake dhe vazhdimësinë e investimit në armatime përmes blerjeve shtet më shtet, në të cilin drejtim kompanitë turke mbesin bashkëpunëtor të besueshëm dhe serioz.

