4
Me këtë rast, ai përmendi të arriturat në fushat funksionale të Ministrisë me shifra dhe fakte, si dhe reformat e përfunduara dhe ato në proces e sipër.
Buxheti rekord i ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes, ka ndikuar në zhvillimin me hapa të jashtëzakonshëm të ushtrisë sonë. Kjo dëshmohet mbi të gjitha me ndarjet buxhetore që për herë të parë arrinë në 201 milionë euro apo 2% të GDP, duke plotësuar kështu edhe njërin nga kriteret e NATO-s.
Më pas, ministri Maqedonci u përgjigj në pyetjet e shumta të gazetarëve të pranishëm, të cilët në fund i falënderoi dhe u shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë të pasqyrimit profesional dhe objektiv të të gjitha aktiviteteve të tij, Ministrisë dhe FSK-së në përgjithësi.
Në fund, ministri Maqedonci, u rikujtoi se puna mbi parimin e transparencës dhe llogaridhënies para mediave dhe qytetarëve tanë do të vazhdojë si çdoherë dhe i ftoi mediat për bashkëpunim të plotë edhe në të ardhmen.





