Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së dekoruan udhëheqësit e lartë ushtarakë të MM-FSK

4

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ndau medaljen për " Shërbim të Shquar", ndërsa Komandanti i FSK, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ndau medaljen "Komandanti" për udhëheqësit e lartë ushtarak.

Këto medalje janë dhënë si mirënjohje dhe vlerësim për punën e palodhshme dhe përkushtimin në përmbushjen e objektivave të MM dhe FSK.

Në fund të dy udhëheqësit uruan ushtarakët e lartë për medaljet dhe ju uruan punë të mbarë në arritjen e prioriteteve dhe përmbushjen e objektivave në vitet në vijim duke përcjellë mesazhet falendëruese për kontributin e secilit ushtarak dhe civil në përmbushje të misionit kushtetues dhe ligjor të MM-FSK.

 

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors