Ministri Maqedonci u takua me kryesinë e Shoqatës Shqiptare-Amerikane të Zbatimit të Ligjit

4

Ministri Maqedonci me kryetarin e kësaj shoqate, Elton Shametaj, patën një diskutim vëllazëror dhe shumë konstruktiv.  Ata diskutuan për situatën e sigurisë, zhvillimet në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe zbatimit të ligjit, angazhimin e bashkëatdhetarëve në institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA, si dhe mundësitë e bashkëpunimit.

Kryetari i shoqatës dhe anëtarët e kryesisë, shprehën gatishmërinë e plotë për të mbështetur institucionet e Kosovës dhe u zotuan për promovim sa më efektiv të të arriturave të institucioneve të sigurisë dhe zbatimit të ligjit të Kosovës në komunitetin e zbatimit të ligjit në SHBA.

Shoqata Shqiptare – Amerikane e Zbatimit të Ligjit mbledhë qindra bashkë- atdhetar që punojnë në institucione te zbatimit të ligjit në SHBA.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors