Nënshkruhet Plani Bilateral në fushën e mbrojtës dhe sigurisë mes Kosovës dhe Italisë

4

Me këtë rast, u nënshkrua Plani Bilateral i aktiviteteve për vitin 2024, plan i cili do të ofrojë trajnime profesionale dhe të avancuara si për stafin e Ministrisë së Mbrojtjes ashtu edhe për FSK-në.

Ky plan bilateral u nënshkrua nga drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike të MM-së, kolonel Sylejman Cakaj dhe shefi i degës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, kolonel Mattia Zuzzi.

Po ashtu, delegacioni italian u prit në takim nga Drejtori i Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci, ku gjatë këtij takimi u diskutua për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës dhe rajon si dhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit mes Ministrive të Mbrojtës dhe ushtrive të të dy vendeve.

Në fund të takimit palët u pajtuan që në të ardhmen të zgjerohen fushat e bashkëpunimit edhe me aktivitete tjera me interes reciprok.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors