4
Në trajnim pjesëtarët e FSK-së kanë përvetësuar aftësitë e vetëmbrojtjes, teknikave të xhudos dhe luftës së afërt. Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë Kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. Ministri Maqedonci u shpreh se certifikimi i grupit të parë është moment historik, i jashtëzakonshëm, që mishëron frymën e unitetit, përkushtimit dhe vizionit të përbashkët për rritjen e shtetit tonë.
Kosova, shtet i xhudos!