Zëvendësministri Syla vizitoi Komunën e Vushtrrisë

4

Gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, zëvendësministri Syla ofroi mbështetjen dhe bashkëpunimin e Ministrisë se Mbrojtjes dhe të FSK-së lidhur me  gatishmërinë për menaxhimin emergjent ndaj fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Vushtrrisë shprehu kënaqësinë e tij dhe zotimin për bashkëpunim të vazhdueshëm mes Komunës dhe MM/FSK-se sa i përket trajnimeve, certifikimeve dhe ushtrimeve për nivelin lokal, si në fushën e hartimit të dokumenteve, planeve, ushtrimeve dhe trajnimeve.

Po ashtu, zëvendësministri Syla takoi edhe drejtorin e Akademisë se Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jasharin, më të cilin u pajtuan që së shpejti të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dokument bazik per nënshkrimin edhe të marrëveshjeve tjera sektoriale.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors