Ushtarë nga Jordania e Shqipëria certifikohen në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim të FSK-së

4

Ushtarë nga Jordania e Shqipëria certifikohen në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim të FSK-së

Në kuadër të bashkëpunimit me Jordaninë dhe Shqipërinë, një ekipë e ushtrisë nga Jordania së bashku me një ekipë të ushtrisë nga Shqipëria dhe pjesëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar trajnimin trejavor të Kërkim-Shpëtimit në male, në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Është hera e tretë që trupat jordaneze marrin pjesë në trajnimet e Kërkim-Shpëtimit në QNTKSH.

Në ceremoninë e certifikimit të pranishëm ishin zv.ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, Komandanti i Gardës Kombëtare, gjeneral brigade Naim Haziri, drejtori i QNTKSH, John Doone, këshilltari amerikan në Ministri të Mbrojtjes, Thomas Niblock, si dhe oficerë e ushtarë të FSK-së.

Me këtë rast, zv.ministri Syla vlerësoi lartë bashkëpunimin trelateral të ushtrive duke shprehur gatishmërinë për zgjerimin dhe avancimin e këtij bashkëpunimi edhe në fusha tjera me interes të përbashkët.

Në QNTKSH realizohen trajnime të nivelit të qendrave botërore për stafin ndërkombëtar dhe vendor, përfshirë Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera vendore të sigurisë.

Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim Shpëtim të FSK-së vazhdon trajnimin profesional të pjesëtarëve nga vende të ndryshme të botës.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors