Ministri Maqedonci mori pjesë në mënyrë virtuale në konferencën “Gratë në Forcat e Armatosura dhe në Polici: Ndërmjetësimi dhe Zgjidhjet Diplomatike për Situatat në Konflikt – Eksperiencat dhe Propozimet për Projektet në të Ardhmen”

4

Në vijim gjeni fjalimin e ministrit Maqedonci drejtuar të pranishmëve:

Përfshirja e grave në çështjet e paqes dhe sigurisë është parakusht për stabilitet të qëndrueshëm. Duke qenë se gratë në vendin tonë përbëjnë mbi gjysmën e popullsisë së përgjithshme, roli i tyre në menaxhim të krizave por edhe zhvillim të qëndrueshëm të Forcës sonë është jo veçse i rëndësishëm por edhe i domosdoshëm. Rrjedhimisht, rritja e numrit të pjesëtareve gra në ushtri do të kontribuonte jo vetëm në fuqizimin e rolit të gruas por edhe në forcimin e ushtrisë, ngase në përgjithësi, e veçanërisht në vendin tonë ato kanë qenë dhe janë faktor kyç dhe determinues i ndryshimeve të mëdha.

Në momentin që flasim përqindja e grave në FSK është diku afër 10%, e të njëjtat janë të angazhuara në të gjitha hallkat e strukturës së Forcës, si në Shtab të Përgjithshëm ashtu edhe në Komanda, përkatësisht në: Komandën e Forcave Tokësore, Komandën e Gardës Kombëtare, Komandën e Logjistikës dhe atë të Doktrinës dhe Stërvitjes.

Ndërsa në angazhimin tonë si Qeveri për profesionalizimin e ushtrisë, një pjesë të konsiderueshme të shifrës totale (3325) të trajnimeve profesionale të ndjekura nga ushtarakët tanë, e përbëjnë pjesëtaret gra.

Pra, sot gratë në ushtrinë tonë shërbejnë në role të ndryshme dhe në secilin prej tyre kanë dëshmuar sukses, andaj nuk mund të trajtohen ndryshe veçse si të denja për t’u ofruar mundësi të nje jta për shfrytëzim të hapësirave të barabarta. Kjo nuk do të mund të ishte ndryshe përderisa dispozitat ligjore që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e FSK-së janë të mbështetura në parime të barazisë dhe gjithë përfshirjes.

Përkundër përpjekjeve në avancimin dhe promovimin e një ambienti që ofron mundësi e mbështetje për të gjithë pa dallim, që nuk përjashton gratë vetëm se janë të tilla, por përfshirjen e tyre e trajton si vlerë, duke i njohur dhe pranuar rezultatet dhe performancen e tyre, si në sfera të tjera ashtu edhe në FSK, vazhdojmë të hasim sfida të cilat kërkojnë trajtim dhe përmirësim.

Në këtë drejtim ajo çka mund të përmendet është se për shkak të stereotipave gjinore, vazhdon të ekzistoj një paragjykim sa i përket ushtrisë si profesion për gratë, ku një mendësi e tillë prodhon efekte të përgjithshme, që i kontribuojnë ambienteve të pabarabarta, të cilat në mënyrë disproporcionale godasin grupet, në këtë rast vajzat e gratë, duke ndikuar që ushtria të vazhdojë të perceptohet si vend i burrave.

Në anën tjetër, për gratë të cilat veçse janë të angazhuara në ushtri, përqindja më e lartë e tyre është tek pjesëtaret me më pak vite shërbim, ndërsa më e ulët tek ato që kanë më shumë vite shërbim. Kjo vie si rrjedhojë e predispozitave më të larta të lënies së detyrës para pensionimit tek gratë, për shkaqe të planifikimit familjar apo edhe kujdesit ndaj familjarëve gjë që u pengon në zhvillimin e karrierës, për shkak të pamundësisë për t’u angazhuar njejtë sa burrat.

Pikërisht për shkak të kësaj, miratimi i “Rregullores Nr. 05/2022 për Përkujdesjen e Personelit të FSK-së Para, Gjatë dhe Pas Kthimit dhe Përkujdesja Ndaj Familjes së Tyre Gjatë Misionit Jashtë Vendit”, është një nga hapat e rëndësishëm të ndërmarrë në drejtim të mbështetjes së projekteve familjare, përkatësisht kujdesit emergjent dhe ditor për fëmijët e ushtarakëve me mision jashtë vendi.

Andaj, jemi të fokusuar që t’i japim edhe më tepër zë fushatave informuese për mundësinë e zhvillimit të karrierës ushtarake, duke pasur imazhin e gruas ushtare në qendër.  Por edhe do të vazhdojmë të angazhohemi në eliminimin e pengesave që në çfarëdo forme e stagnojnë avancimin e pozitës së grave në Forcë. Në këtë drejtim jemi tejet të vendosur që përbërja e bordeve rekrutuese e përzgjedhëse të reflektoj perspektivë gjinore, si prezencë e balancuar dhe reprezentative.

Të gjitha këto masa të ndërmarra, e që për shtimin e të njejtave nuk do i ndalim përpjekjet janë shtysë dhe inkurajim për integrim të grave në ushtri. Kjo pasi gratë kanë dëshmuar se janë plotësisht kompetente për të kryer të gjitha detyrat për të cilat kanë vullnetin që të angazhohen.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors