Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla vizitoi Komunën e Kamenicës

4

Gjatë takimit në fjalë u trajtuan sfidat e qeverisjes lokale në menaxhimin e fatkeqësive, me theks të veçantë në dokumentet bazike si: vlerësimi i rreziqeve, plani operativ emergjent lokal, plani i ushtrimeve dhe trajnimeve, themelimi dhe ngritja e njësive reaguese dhe atyre vullnetare mbështetëse.

Në këtë takim u theksua që në të ardhmen MM/FSK të ofrojë mbështetje të vazhdueshme për Komunën e Kamenicës në fushën e  bashkëpunimit dhe mbështetjes për ngritjen e gatishmërisë emergjente në menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors