Ministri Maqedonci priti në takim ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Danijela Barisic

4

Me këtë rast, ministri Maqedonci e njoftoi ambasadoren kroate, Barisic rreth objektivave të Ministrisë së Mbrojtjes në procesin e ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në aspektin e kuadrove të ushtarakëve por dhe investimit në armatime, që po vazhdon përmes blerjeve shtet më shtet, e që në këtë drejtim si shtet partner shohim Kroacinë.

“Konferenca FSK dhe partnerët që pritet të mbahet në fund të këtij muaji do t'i kontribuoj konkretizimit të formave të reja të bashkëpunimit me shumë shtete partnere me të cilat ndajmë vlera e qëllime të përbashkëta, duke përfshirë dhe Kroacinë”, tha ministri Maqedonci.

Nga ana e saj, ambasadorja Barisic shprehu vlerësimin e saj të lartë për faktin që Kosova si shtet demokratik ka zgjedhur të ndjekë rrugën e vlerave perëndimore dhe synimin për të qenë pjesë e BE-së dhe NATO-s, për t'i kontribuar stabilitetit dhe paqes në rajon dhe më gjerë në aspektin gjeopolitik.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors