4
Gjatë pjesëmarrjes zv.ministri u prit nga shumë udhëheqës të kompanive të rëndësishme të industrisë së mbrojtjes së Turqisë, me interes të përbashkët të bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes.
Gjithashtu, takim të rëndësishëm pati edhe me Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, prof.dr. doktor Haluk Görgün, ku diskutuan tema të rëndësishme në interes të zhvillimit të industrisë së mbrojtjes në Kosovë.
Për më shumë, zv.ministri i Mbrojtjes vizitoi edhe Komandën e Akademisë Ushtarake në Maltepe, ku u takua me komandantin e Akademisë dhe kadetë të FSK të cilët po kryejnë trajnime dhe po studiojnë në Akademitë e Turqisë. Zv.ministri Syla falënderoi Komandantin e Akademisë në emër të Ministrisë së Mbrojtjes për përkrahjen e vazhdueshme në edukimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të FSK.
“Teknofest” është festivali më i madh i hapësirës ajrore dhe teknologjisë në Turqi që organizohet nga Fondacioni Turk i Ekipit të Teknologjisë dhe Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë dhe gjithashtu i mbështetur nga institucionet që luajnë një rol vendimtar në zhvillimin teknologjik të Turqisë.








