Në Ministrinë së Mbrojtjes u shënua Dita Kombëtare e Boshnjakëve

4

Me këtë rast, ministri Maqedonci uroi të gjithë të pranishmit e komunitetit boshnjak për këtë ditë  dhe theksoi se Republika e Kosovës çdoherë në fokus të saj ka pasur pjesëtarët jo shumicë dhe e ka dëshmuar fuqishëm që përkrahë të gjitha komunitetet si në asnjë vend tjetër në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë, duke i avancuar në të gjitha drejtimet dhe duke krijuar bazë e mekanizma ligjor që mbrojnë të drejtat, interesat dhe integrimin e tyre të plotë në shoqërinë Kosovare.

“Si Ministër i Mbrojtjes jam krenar që Forca e Sigurisë së Kosovë është ushtri e të gjitha komuniteteve përbërëse të popullsisë së shtetit tonë, e në mesin e tyre pjesë të Forcës jeni edhe ju, komuniteti boshnjak, që me vite keni dhënë kontribut dhe jeni angazhuar në zhvillimin e Republikës së Kosovës përkundër sfidave në të kaluarën dhe nga e kaluara”, theksoi ministri Maqedonci.

Nga ana e tij, Zv.Ministri Redzeplar, theksoi se nga ato përjetime që kemi kaluar në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, nga armiku i përbashkët, duhet të nxjerrim mësime dhe duhet të dimë se nuk duhet të rrimë të papërgatitur për t ë mbrojtur lirinë e vendit tonë.

Ndërsa, Gjeneral Cikaqi, uroi të gjithë ushtarakët e ushtaraket e FSK-së nga komuniteti boshnjak, me mirënjohjen e thellë për shërbimin e tyre vetëmohues, me dinjitet të lartë, përkushtim maksimal dhe profesionalizëm në të gjitha detyrat e përgjegjësitë në njësitë e tyre.

Gjithashtu, drejtori i NALT, Gjeneral Hammerstein, në fjalën e tij në këtë ceremoni, shprehi urimet e tij për të gjithë pjesëtarët e FSK-së të komunitetit boshnjak.

Ministria e Mbrojtjes për qëllim ka rritjen e numrit të pjesëtarëve të FSK-së nga radhët e komuniteteve, në fokus të veçantë mbetet integrimi dhe avancimi i mëtutjeshëm i tyre.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors