4
Sot u mbajt takimi i 15-të i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, ku morën pjesë ministrat dhe shefat e mbrojtjes së mbi 50 vendeve të botës që përbëjnë koalicionin e madh të mbështetësve të Ukrainës, që prej fillimit të agresionit rus në këtë shtet.
Takimi u drejtua nga sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, z. Lloyd Austin, dhe u fokusua në vijimin e ndihmës konkrete ushtarake për Ukrainën nga vendet e këtij koalicioni.
Në kuadrin e këtij eventi, Ministri Maqedonci dhe Gjenerallejtënant Jashari patën rastin që të zhvillojnë edhe një takim të veçantë me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacionet, z. Tom Goffus, me të cilin diskutuan për zhvillimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe situatën e përgjithshme të sigurisë në vend.



