Ministri Maqedonci priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia

4

Nga ana e tij, ministri Maqedonci shprehu falënderimin për vizitën e tij si dhe mirënjohjen për kontributin e KFOR-it, në shërbim të sigurisë së vendit por edhe në sigurinë rajonale. Gjithashtu, ministri Maqedonci e njoftoi Gjeneralin Ristuccia, lidhur me proceset aktuale si dhe synimet për të ardhmen, ku një ndër objektivat kryesore është integrimi në organizatat euroatlantike.

Ndër tjerash, në këtë takim u bisedua lidhur me situatën e sigurisë në vend, ku të dy bashkëbiseduesit e theksuan se bashkëpunimi i ngushtë mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me KFOR-in do të vazhdojë edhe më tej në kuadër të mandateve që kanë, në shërbim të sigurisë së gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors