Ministri Maqedonci priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott

4

Fillimisht, ambasadori Abbott i uroi ministrit Maqedonci sukses në detyrën e tij të re dhe theksoi se bashkëpunimi në mes dy vendeve dhe ministrive tona të mbrojtjes do të vazhdojë jetë i fuqishëm.

Gjatë takimit, ministri Maqedonci e falënderoi ambasadorin Abbott për përkrahjen e përhershme nga Mbretëria e Bashkuar, si një ndër aleatët më të fuqishëm që ka Republika e Kosovës, sidomos në integrimin e vendit në organizatat euroatlantike.

Gjithashtu, temat e interesit të përbashkët që u diskutuan në këtë takim në mes të ministrit Maqedonci dhe ambasadorit Abbott ishin lidhur me veprimet e nevojshme për realizimin e planit të përbashkët të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në kuadër të partneritetit të në mes dy vendeve si dhe gjetjen e formave të reja të thellimit të bashkëpunimit.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors