4
Në takimin ndërmjet dy ministrave është diskutuar për zhvillimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes, duke u koordinuar për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit dhe zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta në fusha të cilat ushtritë tona kanë më tepër nevojë.
“Përqafimi i vlerave demokratike na bënë të jemi më afër njëri-tjetrit në kohë të vështira dhe e bënë më të lehtë bashkëpunimin. Të gjitha aktivitetet tona, që mund të zhvillohen në të ardhmen, do të jenë në përputhje me vlerat dhe parimet e NATO-së dhe të koordinuara me partnerët tanë”’ ka theksuar Ministri Mehaj.