Në Ministrinë e Mbrojtjes u mbajt ceremonia e pensionimit të parakohshëm të kolonelit të FSK-së, Ejup Maqedonci

4

Ndërsa, zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, me motivacion për performancë të veçantë gjatë kryerjes së detyrës dhe kontributin e dhënë në formimin, ristrukturimin dhe modernizimin e FSK-së, i ndau "Medaljen e Karrierës".

Kolonel Ejup Maqedonci ishte pjesëtar i luftës çlirimtare të vendit, komandant i Batalionit të Parë të Brigadës 153 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Llapit. Më pas në uniformën e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), si komandant për një dekadë i Batalionit të Kërkim- Shpëtimit dhe për të vazhduar kontributin si pjesëtar i FSK-së në detyrën Shef i Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimit në Shtabin e Përgjithshëm.

Kolonel Maqedonci ka dhënë kontributin e tij edhe në Kabinetin Qeveritar e Ministror si Këshilltar Ushtarak për Mbrojtje dhe Siguri, përvoja e të cilit bashkëdyzuar me njohuritë e fituara gjatë shkollimit në Kolegjin e Luftës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si i diplomuar nderi, përbënin një aset në aspektin strategjik, si hallkë tejet e rëndësishme në implementimin e politikave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Shumë urime pensionimi kolonel Maqedonci, duke ju rikujtuar se vendi dhe ushtria jonë kanë nevojë edhe në të ardhmen për eksperiencën dhe shembullin tuaj”, tha me këtë rast Ministri Mehaj.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors