4
Në këtë takim, Minsitri Mehaj i uroi ambasadorit Grondahl detyrën e re të tij dhe poashtu e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë të rëndësishme që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe në shumë fusha tjera.
Ministri Mehaj theksoi faktin se shteti norvegjez ka qenë dhe është aleat i Kosovës në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e vendit tonë, si dhe ruajtjen e vlerave demokratike.

