4
Me këtë rast, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla i ndau mirënjohje nënkolonel Uruqit për performancën dhe profesionalizmin e treguar gjatë kryerjes së detyrave dhe për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe avancimin e MM-së dhe FSK-së.
Nënkolonel Estref Uruqi ishte njëri ndër pjesëmarrësit e parë në fillimet e formimit të formacioneve ushtarake në luftën për çlirim të vendit, për të vazhduar në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës, në pozita të larta udhëheqëse dhe duke përfunduar karrierën e tij ushtarake si shef i Sektorit për Standardizim në Departamentin për Transformim, Modernizim dhe Standardizim të Ministrisë së Mbrojtjes.



