Zëvendësministri Syla vizitoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj

4

Në këtë vizitë, zv.ministri Syla u njoftua nga afër me gjendjen e përgjithshme, të arriturat e deritashme, zhvillimet në procesin e tranzicionit, sfidat si dhe projektet e objektivat e KDS-së për të ardhmen.

Gjithashtu, zv.ministri Syla u njoftua nga Gjeneral Dreshaj se tashmë po bëhen përgatitjet përfundimtare për fillimin e trajnimit bazik për grupin e parë të 612 rekrutëve të rinj në FSK, të cilët do të përgatiten profesionalisht, me punë dhe përkushtim të nivelit më të lartë.

Me këtë rast, zv.minsitri Syla shprehi vlerësimin e lartë për rezultatet e deritashme dhe profesionalizimit të demonstruar të KDS-së si dhe vullnetin dhe gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes që tu përgjigjen pozitivisht kërkesave dhe nevojave të KDS-së për të realizuar në përpikëri plan-programin e tyre të shkollimit dhe të trajnimeve, me doktrinat e standardet më bashkëkohore të ushtrive të vendeve të NATO-s.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors