Ministri Mehaj priti studentët e kolegjit UBT-së të drejtimit Shkenca të Sigurisë

4

Në bashkëbisedim me studentët, u shpalosën disa prej politikave strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes, në kuadër të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, të hartuar në bashkëpunim me partnerët tanë strategjikë, ndryshimet ligjore në tre ligjet bazike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, etj.

Gjithashtu, u bisedua edhe për heqjen e kufizimit në numër të ushtarëve dhe shkollimin e trajnimin e ushtarakëve në akademitë më prestigjioze në botë, përkrah ushtrive më të përgatitura të forcave aleate, me synim përmbushjen e njërit prej objektivave të rëndësishëm të ministrisë, ofrimin e kontributit të FSK-së në misionet e NATO-s, si pjesë e aleancës më të rëndësishme në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Ndër të tjerash, gjatë këtij takimi, u theksua rëndësia e fillimit të implementimit të plan-programit të lëndës Edukim për Siguri, ashtu që brezat e rinj pandashëm nga formimi i tyre arsimit të kultivojnë dhe ndjenjën e shërbimit ndaj atdheut, shkathtësive luftarake dhe aftësive mbrojtëse.

 

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors