Ministri Mehaj priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili

4

Me këtë rast, Ministri Mehaj shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për mikpritjen nga ana e Republikës së Turqisë me rastin e vizitës së tij, për bashkëpunim e ngushtë në mes të dyja vendeve si dhe për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së.

Në këtë takim, u bisedua për mundësinë e ofrimit të përkrahjes së vendit tonë për proceset e rëndësishme që është duke kaluar, siç është mbështetja në procesin e Partneritetit për Paqe.

Gjithashtu, u diskutuan mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ku u theksua mundësia e shtimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e arsimimit dhe trajnimeve ushtarake dhe shkëmbimin e personelit.

 

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors