4
Në këtë takim u theksua se shkëmbimi i përvojave në këto fusha është domethënës për të dyja palët.
Gjithashtu u bisedua për realizimin e ushtrimeve të përbashkëta të cilat po ashtu mbështeten nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç është ushtrimi për menaxhimin e emergjencave në të cilin u dakorduan për pjesëmarrje.
Ministri Mehaj theksoi se partneriteti i barabartë dhe bashkëpunimi në fusha të përbashkëta, do të jetë me rëndësi parësore në marrëdhëniet në mes të të dy vendeve.