4
Gjatë takimit, u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit mes vendeve tona në aspektin e mbrojtjes dhe fusha tjera me interes të të dy palëve, si partnerë të barabartë.
“Trajnimet në fushat si: deminimi, kërkim-shpëtimi dhe largimi i materieve të rrezikshme, janë ato të cilat i ofruam palës së Bangladeshit dhe gjithashtu ofruam eksperiencën tonë në rritjen e numrit të grave në ushtri dhe në të ardhmen ekipet tona do të ofrojnë njohuritë e tyre rreth kësaj çështjeje”, tha Ministri Mehaj, pas përfundimit të takimit.
Nga ana e tij, Gjeneral Ahmed, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe koordinim të mëtutjeshëm rreth trajnimeve për forcat speciale, trajnime anti-terror dhe për trajnime për monitorim dhe vëzhgim kufitar.




