4
Në këtë takim u diskutua mbi disa tema të rëndësishme, të nxitura nga situata aktuale gjeopolitike, pushtimi i paprovokuar rus në Ukrainë, që në mënyrë direkte ka ndikuar në strategjitë e shteteve dhe format e bashkëpunimit, domosdoshmërinë e unitetit si formë e vetme e mbrojtjes së vlerave demokratike përballë shteteve autokrate me tendenca ekspansioniste.
Ministri Mehaj theksoi se duke qenë dëshmitar të sulmeve të vazhdueshme ruse në Ukrainë dhe luftës hibride ruse me target Ballkanin, zgjerimi i NATO-s është antidoti për të siguruar stabilitet, që së bashku me investimet strategjike në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit të gjithmbarshëm ekonomik, do të mundësojë zgjidhjen dhe të krizës së refugjatëve e ruajtjen e paqes ndërmjet kombeve.
“Në këtë aspekt Kosova mbetet e përkushtuar në përkrahjen e politikave perëndimore, aleancës ndërmjet shteteve, dhe mbështetjen e partnerëve tanë strategjik”, tha Ministri Mehaj.

