Ministri Mehaj takohet me Shefen e Operacioneve Aktuale, Divizionit të Operacioneve të SHP të NATO-s, znj. Ariella Viehe

4

Me këtë rast, Ministri Mehaj e njoftoi znj. Viehe me zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.

Gjithashtu biseduan për gjendjen e sigurisë në vend, situatën aktuale gjeopolitike, bashkëpunimin e ngushtë që si Ministri kemi me KFOR-in dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), rolin që NALT aktualisht ka në procesin e ristrukturimit të Ministrisë së Mbrojtjes, por gjithashtu në ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së përmes ofrimit të trajnimeve për ushtarakët tanë.

Ministri Mehaj sërish theksoi faktin se objektivi ynë është anëtarësimi në Programin e Partneritetit për Paqe si rrugës drejt anëtarësimit në NATO, në mënyrë që FSK të ofrojë kontribut aktiv në misionet për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes.

Trajnimet e përbashkëta me forcat aleate, investimet në personel e pajisje janë garantues të suksesit!

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors