4
Ky dokument është hartuar pas një analize të detajuar ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbështetur nga Ambasada Amerikane, zv. Shefja e Misionit të SHBA-së, Alyson Grunder, si dhe Këshilltari për Planifikim, Joe Duncan, si pjesë e Programit Global të Reformës së Mbrojtjes.
Dokumenti në fjalë ka shtatë shtylla kryesore dhe dyzet e një objektiva të cilat në mënyrë direkte mbështesin zbatimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, duke ndërtuar dhe përmirësuar kështu sistemet e menaxhimit të mbrojtjes.
Ministri Mehaj me këtë rast theksoi se po krijohet një sistem i detajuar e i përgjegjshëm për menaxhimin e mbrojtjes që do të zbatohet në mënyrë rutinore, duke shpërndarë dhe përdorur në mënyrë efikase burime për të arritur aftësitë e dëshiruara për forcën e ardhshme.
Ministria e Mbrojtjes dhe FSK po zhvillohen me synimin e vazhdueshëm jo vetëm për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen territoriale, por gjithashtu dhe përmbushjen e objektivit për të qenë anëtar i vyeshëm i aleancës së NATO-s.




