4
Republika e Kosovës ishte pjesëmarrëse e barabartë mes 54 vendeve aleate të cilat mbështesin fuqishëm Ukrainën dhe popullin e saj në të drejtën e tyre për të mbrojtur vendin dhe shtetin.
Ne do të qëndrojmë të palëkundur në mbështetje të Ukrainës krah për krah me partnerët tanë. Vlerësojmë lartë qëndresën e qeverisë dhe popullit ukrainas si dhe rezistencën e tyre për liri, drejtësi dhe vetëvendosje.