4
Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Kryetari i Shoqatës e Restoranteve dhe Bujtinave Shqiptare, Kujtim Dervishi dhe Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.
Mbi tridhjetë biznese nga Kosova dhe mbi pesëdhjetë hotele e resorte nga Shqipëria, ofruan zbritje në çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tyre.
Me këtë rast, Ministri Mehaj theksoi se nisma të tilla janë kuptimplote vetëm atëherë kur vullnetet e dy shteteve tona për t'i ndihmuar njëra-tjetrës janë të koordinuara dhe veprimet për ta jetësuar atë vullnet të sinkronizuara.
Në linkun e mëposhtëm gjeni të listuara bizneset dhe zbritjet e ofruara në artikujt, produktet dhe shërbimet e tyre: