4
Gjatë takimeve me autoritetet zyrtare jordaneze, u shpreh gatishmëria e forcimit të bashkëpunimit bilateral edhe në të ardhmen.
Si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes dy vendeve, u nënshkrua Plani bilateral për vitin 2023. Ndër të tjera, autoritetet e larta ushtarake jordaneze u shprehën të hapur dhe të gatshëm për të mbështetur Ushtrinë e Republikës së Kosovës, për çka u vlerësua lart nga Kolonel Cakaj, i cili shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë në emër të lidershipit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

