4
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ambasadori i Turqisë në Kosovë, Tunç Angili, gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së si dhe familjarët e pjesëtarëve të Kontingjentit të FSK-së që ishin me mision në Turqi.
Me këtë rast, Presidentja Osmani ka deklaruar se Kontingjenti i FSK-së u nderua për trimërinë, guximin e sakrificën e pashoq për shpëtimin e jetëve të njerëzve të prekur nga tragjedia e tmerrshme e tërmeteve në Turqi, duke theksuar se: “Forca jonë e Sigurisë mbetet sinonim i paqes dhe sigurisë në vend dhe në botë”.