Zv.ministri Shemsi Syla u prit në takim nga zv.ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bashkim Hasani

4

Në këtë takim, zv.ministri Syla falënderoi homologun e tij për ftesën dhe theksoi se kjo tregon përkushtimin e dy vendeve për një rajon stabil dhe me perspektivë.

Zv. Ministri Syla kërkoi nga pala homologe vazhdimin e përkrahjes në anëtarësimin e Republikës së Kosovës në iniciativat rajonale të sigurisë dhe në qëllimin final që ka, anëtarësimin në NATO.

Nga ana e tij, zv. Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Hasani theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka dëshmuar përkrahjen e pa rezervë të Republikës së Kosovës në të gjitha sferat, e sidomos në atë të sigurisë, duke shtuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të përbënte një element shumë të fuqishëm të sigurisë në rajon.

Në këtë takim po ashtu u bisedua për mundësinë e shkëmbimit të përvojave në mes të dy Ministrive, si në edukim, trajnim dhe stërvitje të stafit ushtarak të të dyja vendeve.

Gjatë kësaj vizite zyrtare, delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes ka vizituar gjithashtu Komandën e Operacioneve ku u pritën nga Komandanti i Komandës, gjeneralbrigade Besnik Emini dhe oficerë të lartë me ç’rast u dha një prezantim i shkurtër për misionin dhe aktivitetet që ka kjo Komandë.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors