Ministri Mehaj së bashku me Kryeministrin Kurti dhe Ministrin Krasniqi vizituan komunën e Klinës dhe Istogut

4

Njësitet specialistike të kërkim-shpëtimit të FSK-së kanë qenë në terren gjatë gjithë kohës për të ofruar mbështetjen e tyre. Angazhimi i FSK-së është në nivelin më të lartë dhe në bashkëpunim me autoritetet lokale situata është duke u menaxhuar mirë. Niveli i ujit ka rënë edhe në këto dy qytete dhe gjendja është duke u normalizuar.

Gjatë 24 orëve të fundit, FSK ka intervenuar në: Ferizaj, Mitrovicë, Skenderaj dhe Klinë, ku ndër të tjera është bërë edhe evakuimi i tri familjeve, kurse në Istog janë evakuuar 45 qytetarë.

Në këto pesë komuna janë angazhuar 58 ushtarë e gjithashtu në Babaj të Bokës është bërë edhe hapja e rrugës në gjatësi prej 100 metrash.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës janë në shërbim të plotë të qytetarëve tanë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors