Ministri Mehaj priti në takim Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

4

Ndër të tjera, gjatë këtij takimi, dy ministrat diskutuan për rëndësinë që ka inkuadrimi i komuniteteve në Ushtrinë e Republikës së Kosovës, si një organizatë multietnike që në tërë strukturën e saj reflekton diversitet etnik ashtu siç është edhe përbërja e popullsisë së vendit tonë.

Gjithashtu, ata ishin të qëndrimit se FSK reflekton unitetin e kulturës ushtarake që përbashkon vullnetin për t'i shërbyer vendit, si dhe ndjenjën sublime për t'i kontribuar ruajtjes së paqes dhe stabilitetit kudo dhe kurdoherë.

Andaj, në konkursin që veçse është hapur për të rekrutuar ushtarë të rinj, ata ftuan të gjithë tê interesuarit ndërmjet moshës 18-25 vjeç, pa dallim përkatësie etnike, të aplikojnë për t'i shërbyer atdheut.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors