4
Kolonelët Hysen Dreshaj, Sefer Isufi dhe Ilir Qeriqi kanë marrë gradën gjeneralë brigade.
Gjeneral brigade Jeton Dreshaj është emëruar në pozitën e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Naim Haziri, komandat i Komandës së Gardës Kombëtare, ndërkaq gjeneral brigade, Hysen Dreshaj është emëruar komandant i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së.
Presidentja Osmani ka përgëzuar komandantët e emëruar dhe gjeneralët e sapo graduar, duke ju dëshiruar suksese të mëtejme në ngritjen profesionale të FSK-së.