4
Në pritjen e veçantë, Ministri Mehaj i shprehu mirënjohjen e lartë për kontributin dhe sakrificën e madhe të tij dhe gjithë familjes në Luftën Çlirimtare, si një ndër luftëtarët e parë dhe eprorët e lartë të UÇK-së, pastaj angazhimit të pandërprerë në detyra dhe përgjegjësi të larta udhëheqëse në TMK, FSK dhe në Ministrinë e Mbrojtjes.
Puna, profesionalizmi dhe përkushtimi i Gjeneral Brahimajt, përgjatë gjithë periudhës së shërbimit, ka ndikuar në zhvillimin dhe avancimin e gjithmbarshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
“Gjeneral Brahimaj, rreth tri dekada ishte në shërbim të lirisë, pavarësisë, shtetit dhe Ushtrisë së Republikës” theksoi në adresimin e tij Ministri Mehaj.
“Gjeneral Brahimaj, Ju, familja juaj dhe gjithë Shqiponja, jeni dhe do të jeni gjithmonë të nderuara për gjithë atë që dhatë për lirinë e kombit dhe atdheut!” shkroi Ministri Mehaj në statusin e tij me këtë rast.