4
Me këtë rast, Ambasadorja Barisic ritheksoi se Kroacia si një vend mik i Kosovës, sikur edhe deri më tash, do të vazhdojë të ndihmojë dhe mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në të gjitha fushat dhe komponentët e tyre në mënyrë që të përmbushë me sukses të plotë synimet e tyre.
Kurse nga ana e tij, Ministri Mehaj i shprehu edhe këtë herë, Ambasadores Barisic, mirënjohjen e thellë për Republikën e Kroacisë, për përkrahjen e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke vlerësuar me rëndësi të madhe mbështetjen në fushën e arsimimit dhe stërvitjeve të ofruar në vazhdimësi, si dhe përvojën e forcave kroate në fushën e misioneve paqeruajtëse, industrinë e mbrojtjes dhe fushave tjera specifike.
Në fund, dy bashkëbiseduesit u pajtuan që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi bilateral në funksion të integrimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes për ofrimin e kontributit për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë.


