Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes u certifikuan kursantët e Kursit të Gjuhës Shqipe dhe Gjuhës Serbe

4

Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë Kolonel Mehmet Lladrovci, Zëvendës Ministri i Mbrojtjes, z. Adnan Rexheplar, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Nicholas Abbott, përfaqësues të IOM-it për Kosovë si dhe oficerë e nënoficerë të KDS-së.

Me rastin e ceremonisë, zëvendës komandanti i KDS-së, Kolonel Lladrovci priti në zyre zv. Ministrin Rexheplar dhe Ambasadorin Abbott, të cilët i njoftoj për strukturën, aktivitetet dhe trajnimet që i mban KDS-ja. Për më tepër i njoftoj për bashkëpunimin që KDS ka me njësitë ushtarake britanike si dhe për gjendjen e komuniteteve jo shumicë.

Kurset tetë javore, u financuan nga Ambasada Britanike në Kosovë dhe u realizuan me mbështetjen e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors