Partneriteti ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i pashkëputshëm dhe i përjetshëm

4

Me këtë rast, ata biseduan për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës, me ç’rast Ministri Mehaj i njoftoi me avancimet e Republikës së Kosovës në shumë fusha, si në luftimin e korrupsionit, që sipas matjeve të Transparency International jemi ngjitur për 17 vende, në sundimin e ligjit që sipas World Justice Project jemi renditur të parët në mesin e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe rritjen ekonomike që po ruan trendin pozitiv si tregues të një shteti stabil, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për destabilitet nga jashtë në rrethanat aktuale gjeopolitike, agresionit rus në Ukrainë dhe shtrirjes së ndikimit në Ballkan.

Gjithashtu, Ministri Mehaj theksoi se ” jemi të angazhuar maksimalisht që si shtet të të ruajmë paqen dhe stabilitetin, të ofrojmë mbrojtje dhe siguri, andaj edhe buxheti është ndarë në këtë drejtim për avancimet e Ushtrisë së Republikës së Kosovës sa i përket implementimit të Planit të Tranzicionit, ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe operacionale përmes bashkëpunimit të pandërprerë me shtetet aleate në trajnime e misione të përbashkëta.

Ministri Mehaj theksoi sërish, para senatorëve, rëndësinë e vendosjes së bazës së përhershme ushtarake të ShBA-së në Kosovë, si dhe investimin në industrinë e mbrojtjes.

Strehimi, sigurimi i transportit për refugjatët afganë, gatishmëria jonë për të strehuar refugjatë ukrainas, dhe për të trajnuar ushtarakët ukrainas në fushën e deminimit dhe kërkim-shpëtimit si dhe gatishmëria e FSK-së për të marrë pjesë në çdo mision tjetër të NATO-s, ishin disa nga çështjet të cilat u vlerësuan nga ana e senatorëve si hapa të rëndësishëm të një shteti që përqafon vlerat evropiane dhe aspiron anëtarësimin në NATO dhe BE.

Ashtu si çdoherë dhe gjithmonë, ata rikonfirmuan përkrahjen e pakursyer për Republikën e Kosovës, si shtet mik me të cilin na bashkon historia dhe na shoqëron bindja e thellë e sundimit të vlerave demokratike dhe lirisë së popujve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors