4
Gjatë punimeve të forumit, në sesion të veçantë, Ministri Mehaj para liderëve të shumtë, ministra e shefa të mbrojtjes të shumë vendeve të botës, do të prezantoj me temën “Sigurimi i sovranitetit të shteteve të vogla”.
Gjithashtu, në takim të veçantë do të pritet nga nikoqirja dhe homologia e tij, ministrja e Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Anita Anand, krahas takimeve të shumta në margjina të forumit me ministra e shefa të mbrojtjes së vendeve të ndryshme, nga të cilat veçojmë takimin me Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer.
Krahas, pjesëmarrjes efektive në forum, Ministri Mehaj me delegacionin e tij do të priten nga diaspora jonë në Kanada, ku do të marrin pjesë edhe në takimet dhe organizimet e tyre.
Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax është i përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike për përballjen me sfidat, kërcënimet dhe rreziqet e mjedisit të sigurisë globale, e sivjet fokusin do ta ketë në krizën e Ukrainës pas agresionit ushtarak të Rusisë.