4
Nën kryesimin e Austrisë për vitin 2022, në CEDS u theksua qartë fokusi i Austrisë dhe vendeve anëtare në rritjen e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe rritjen e aktiviteteve konkrete në kuadër të kësaj iniciative. Në takim Kosova merr pjesë në kuadër të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë takim nga Drejtori Geci u theksua qartë nevoja e bashkëpunimit rajonal si mundësi për thellimin e bashkëpunimit rajonale të vendeve të Ballkanit Perëndimor me vendet e Evropës Qendrore dhe në të njëjtën kohë shfaqi kërkesën e Kosovës për pjesëmarrje dhe ofrimin e kontributit në secilën iniciativë ku janë të përfshira vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në kuadër të takimeve bilaterale, Drejtori Faruk Geci zhvilloi takimin e parë bilateral me drejtorin e Politikave të Ministrisë së Mbrojtjes së Austrisë, Dr. Arnold Kammel.
Në këtë takim u diskutua thellimi i bashkëpunimit ndërmjet të dy institucioneve dhe u arritë pajtimi që në fillim të vitit 2023 të identifikohen fushat e bashkëpunimit si dhe të procedohet me nënshkrimin e marrëveshjeve të përbashkëta që definojnë bashkëpunimin bilateral në të ardhmen ndërmjet të dy ministrive.
Nga ana e tij, drejtori Kammel theksoi qartë se Austria do të vazhdoj mbështetjen e Kosovës në të gjitha nivelet, si dhe fusha e mbrojtjes do të jetë në fokus për rrritjen e bashkëpunimit në të ardhmen.


