Ministri Mehaj priti në takim ambasadorin jorezident të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz

4

Me këtë rast, Ministri Mehaj njoftoi ambasadorin Dietz lidhur me angazhimin në avancimin dhe ngritjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, sipas standardeve të vendeve të NATO-s, procesin e realizimit të Planit dhjetëvjeçar të Tranzicionit të FSK-së, stërvitjet shumëkombëshe, pjesëmarrjen në operacionet  paqeruajtëse dhe ato humanitare si dhe gatishmërinë për ofrimin e kontributit në shërbim të paqes sigurisë dhe stabilitetit me partnerët ndërkombëtarë.

Në këtë takim, Ministri Mehaj dhe Ambasadori Dietz biseduan edhe lidhur me bashkëpunimin e deritashëm në mes të të dy vendeve duke u dakorduar për identifikim e mundësive të zgjerimit të këtij bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, e që do të mund të konkretizohej nëpërmjet nënshkrimit të një marrëveshje bilaterale të bashkëpunimit.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors