Dhjetë pjesëtarë të FSK-së përfunduan me sukses kursin e gjuhës gjermane

4

Në këtë ceremoni morën pjesë: ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ambasadori i Gjermanisë Joern Rohde, zyrtarë dhe ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe familjarë të kursantëve.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Ministri Mehaj falënderoi qeverinë dhe ambasadën e Gjermanisë për mbështetjen e dhënë në ngritjen e kuadrove profesionale të pjesëtarëve të FSK-së, me këtë rast në avancimin e njohurive në gjuhën gjermane.

Gjithashtu, ambasadori gjerman, z.Rohde përgëzoi kursantët për suksesin e arritur, duke theksuar se komunikimi funksional është jashtëzakonisht i rëndësishëm për pjesëmarrjen në misione jashtë vendit.

Më tej, ambasadori Rohde tha se bashkëpunimi me shtetin gjerman vazhdon të jetë i ngushtë me vendin tonë, në nivele të shumta ndërshtetërore, sidomos në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në laboratorin e gjuhës gjermane të FSK-së, me ndihmën e shtetit gjerman, deri më tani me sukses kanë kryer kursin e gjuhës gjermane pesë gjenerata të pjesëtarëve të FSK-së.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors