4
Së fundmi, ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës arriti të marrë medaljen e argjend në njërën prej garave ushtarake më prestigjioze në botë ‘Cambrian Patrol 22’ që u zhvillua në Britani të Madhe.
Në këtë garë pjesëtarët e FSK-së treguan performancë të jashtëzakonshme gjatë stërvitjes 48 orësh në Malet e Zeza të Uellsit, së bashku me 80 ekipe britanike dhe 27 ekipe të shteteve tjera ndërkombëtare.
Performanca e FSK-së është vlerësuar lartë edhe nga këshilltari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, nënkolonel John Hunter, si demonstrim i qartë i përkushtimit dhe standardeve të larta që FSK ka përmbushur.


