4
Ushtrimi është realizuar në periudhën më se tri javore, ku gjatë kësaj periudhe është kryer qitje me municion real nga niveli ekip, skuadër, togë dhe kompani, duke përfshirë qitjen me të gjitha armët e këmbësorisë, kalibrat nga 5.56 mm deri në 40 mm.
Demonstrimin e përcjellin nga afër Shefi i Shtabit të FSK-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, këshilltari ushtarak i Ministrit të Mbrojtjes, kolonel Hamdi Pollomi, zv. Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, kolonel Hysen Dreshaj si dhe oficerë dhe nënoficerë të tjerë të FSK-së.





