4
“Në strukturën e FSK-së, numri i gjinisë femërore nuk është i garantuar apo i rezervuar, pasi struktura është e orientuar në kualitet e jo kuotë fikse e cila duhet të arrihet. Që nga viti 2009, vit i themelimit të FSK, gjinia femërore ka pasur prezencë standarde në strukturën e FSK”, tha gjeneralmajor Irfete Spahiu.
Më tej, gjeneralmajor Spahiu theksoi se: “Përfaqësimi i gjinisë femërore në sektorin e sigurisë/ në ushtri është mese i domosdoshëm pasi që femrat janë gjysma e popullsisë, pjesë kritike e shoqërisë, prandaj edhe duhet të jenë pjesë kritike e paqe ruajtjes”.


