4
Forumi po shënon dymbëdhjetë vjet të përpjekjeve të tij për të ndikuar, ndryshuar dhe formësuar të menduarit e ri dhe taktik dhe për të dhënë përgjigje për sfidat aktuale rajonale dhe globale.
Forumi 2BS gjithashtu ka nxjerrë në pah disa tema të gjera që paraqesin një sfidë për kornizat aktuale të sigurisë rajonale dhe globale dhe ka ngritur shqetësime të veçanta në të gjithë komunitetin euroatlantik për të ri-analizuar dhe rifilluar qëllimet e përbashkëta dhe përpjekjet e përbashkëta për të forcuar dhe siguruar të ardhme të qëndrueshme për rajonin e Evropës Juglindore e më gjerë.
Në këtë konferencë po marrin pjesë personalitete të larta si Përfaqësuesi Special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajcak, pastaj presidentë, ministra si dhe personalitete të larta nga fusha e diplomacisë, sigurisë dhe mbrojtjes të vendeve të rajonit të Evropës Juglindore e më gjerë.
Në margjina të Konferencës, Zv.Ministri Redzeplar u takua me zv.kryeministrin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic, ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi, Rasko Konjevic, ministrin e Mbrojtjes së Bosne e Hercegovinës, Sifet Podzic etj. duke rikonfirmuar vizionin e Republikës së Kosovës për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon dhe më gjerë.
Gjithashtu, pjesëmarrësve të Konferencës, përmes video-lidhjes iu drejtua edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.




