Zëvendësministri Syla vizitoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj

4

Qëllimi i kësaj vizite ishte njoftimi nga afër me gjendjen e përgjithshme dhe me të arriturat e deritashme, procesin e realizimit të planit të tranzicionit, sfidat si dhe objektivat dhe planifikimet e KDS-së për të ardhmen.

Në mes tjerash, temë bisede me rëndësi në takimin në mes të zëvendësministrit Syla dhe Kolonel Lladrovcit ishte edhe procesi parapërgatitor për stërvitjen e forcave amerikane me forcat aleate, “Defender-Europe ’23”, ku u theksua se është duke u punuar me përkushtim maksimal që kjo stërvitje tejet e rëndësishme të përfundojë me sukses të lartë.

Në kuadër të kësaj vizite, zëvendësministri Syla ka parë për së afërmi zhvillimet e ushtrimeve nga kursi bazik i rekrutëve të rinj ku u shpreh tejet i kënaqur me punën, përkushtimin dhe motivimin e tyre për t’i shërbyer vendit dhe të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Me këtë rast, zëvendësministri Syla shprehu vlerësimin e lartë për rezultatet e deritashme dhe profesionalizimit të demonstruar të KDS-së dhe theksoi angazhimin e Ministrisë së Mbrojtjes për avancimin e mëtejmë të KDS-së, jo vetëm si komponentë ushtarake, por edhe si institucion arsimor e doktrinar, në standardet më bashkëkohore të ushtrive të vendeve të NATO-s.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors